Në Shqipëri do të vijojë qarkullimi i masave ajrore nga perëndimi i Europës në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore. Megjithatë nuk priten reshje.
Parashikohet që orët e mbrëmjes dhe natës të mbeten nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku kthjellimet do të jenë prezente në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 1 -2 gradë C në orët e mëngjesit por edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1 C deri në 18°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë./abcnews.al
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...