Ekspertja e sigurisë, Besa Kabashi-Rama dhe anëtare e kryesisë së PDK-së ka thënë Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme se si pozicionohet tash në një pikë shumë kritike në aspektin e sigurisë për shkak të se bota gjithashtu po gjendet në një pikë të ndjeshme.
“Siguria e vendeve të Ballkanit Perëndimor ka qenë e luhatur kohëve të fundit ndoshta më shumë se një dekadë për shkak të influencës ruse dhe akteve tjerë jashtë këtij rajoni të cilët kanë pasur interesa të caktuara jo pozitive për vendet e rajonit”, ka thënë ajo.
Sipas saj, në rastin e Kosovës, influenca ruse sidomos përmes Serbisë dhe e kombinuar me agjendën e saj destruktive që punon kundër shtetësisë së Kosovës ka ndikuar negativisht edhe gjendjen e sigurisë në vend.
“Duke e kombinuar këtu edhe atë çka po ndodh më gjerë në Evropë, luftën në Ukrainë dhe konfliktet e ndryshme në Lindjen e Mesme, ne si vend duhet ta kuptojnë qartë që jemi duke garuar për vëmendje me konflikte të hapura aktualisht. Është shumë e rëndësishme që vëmendja e partnerëve strategjik të Kosovës është ndarë në shumë pjesë dhe ne nuk kemi kohë për të humbur karshi problemeve të pazgjidhura siç është edhe dialogu me Beogradin”, ka thënë ajo.
Sipas saj, qeveria aktuale nuk ka treguar ndonjë aftësi lidershipi në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Nuk kanë ndonjë program të caktuar që është bërë publik dhe ju mungon kompetenca për ta trajtuar sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes në mënyrën e duhur”, ka thënë ajo për RTK.
Duke folur për pozicionimet strategjike, ajo tha se zakonisht vendet e vogla krijojnë aleanca. “Kosova duhet t’i ketë kapacitetet veta të brendshme, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe aleancat strategjike me SHBA-në, QUINT-in dhe anëtarësimin në NATO dhe BE”, nënvizoi ajo .
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...