Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar 58 patentë shofer gjatë ditës së djeshme.
Sipas njoftimit, policia ka vendosur e realizuar 589 pika kontrolli për automjete, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë ditës së djeshme, më 31.01.2024, në të gjithë vendin policia ka vendosur e realizuar 589 Pika Kontrolli për Automjete (PKA), ku janë kontrolluar pjesëmarrësit në trafik (kryesisht ngasësit e automjeteve), duke i dhënë rëndësi kontrollit dhe respektimit të rregullave të trafikut dhe dokumentacionit për vetura.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Për ata drejtues të automjeteve që kanë bërë shkelje më të rënda në trafik, duke u bazuar në ligjet që rregullojnë këtë fushë, policia ka konfiskuar 58 patentë shofer.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet