Përdorimin e dinarit dhe kërkesën për të mos u ndaluar si valutë e ngriti presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq. Ai një ditë më parë ka takuar ambasadorët e QUINT-it në Beograd para të cilëve ka shprehur shqetësimet për ndalimin e dinarit. Pikërisht në këtë takim me ambasadorët i pranishëm ishte edhe drejtori i Bankës Postare Kursimore të Serbisë, Bojan Kekiq. Ky i fundit mësohet se është mik i afërt i Vuçiqit por edhe kreut të terroristëve të Banjskës Milan Radojçiq.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, një ditë më parë ka takuar ambasadorët e QUINT-it në Beograd. Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb ka bërë që Vuçiq të diskutojë për këtë çështje me këta ambasador.
Në këtë takim nga pala serbe ishte i pranishëm edhe drejtori i Bankës Postare Kursimore të Serbisë, Bojan Kekiq. Kekiq mësohet se është mik i përbashkët i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe kryekriminelit i cili udhëhoqi sulmin terroristit të 24 shtatorit në Banjskë, Milan Radoiçiq.
Siç shihet nga pamjet e takimit të djeshëm në presidencën e Serbisë, Bojan Kekiq, është i ulur menjëherë pranë drejtorit të së ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq.
Përveç kësaj, siç merr vesh Radiotelevizioni i Kosovës, Kekiq ka arritur marrëveshje me Milan Radoiçiqin për lehtësimin e marrjes së kredive për pjesëtarët e organizatave të shpallura terroriste “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.
Më tej theksohet se Radoiçiq u kishte thënë pjesëtarëve të organizatave terroriste se ka biseduar me Drejtorin e Bankës Postare Kursimore, Bojan Kekiqin, në mënyrë që ata të jenë pjesë e sistemit bankar të Serbisë, si për pranimin e pagave, ashtu edhe për marrjen e kredive.
Madje nga fotot që ka siguruar RTK, duket se Kekiq është mik shumë i afërt me Milan Radoiçiqin.
Kjo konsiderohet edhe si një dëshmi që Serbia ka lidhje direkte jo vetëm me sulmin terrorist në Banjskë, më 24 shtator, por edhe në mbështetën dhe financimin e tij.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën