Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK-së) i cili dyshohet se ka kryer veprën penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘kontrabande i mallrave’.
Sipas policisë, të dyshuarit, gjatë kontrollit të veturës zyrtare në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, tek ura e Bistricës të cilin e drejtonte L.P ka gjetur sasi e barnave të ndryshme me banderola të Serbisë, për të cilat nuk posedonin dokumentacione, shrkuan Arbresh.info.
“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovicë-Veri (NJRHKEK), sot më 01.02.2024 rreth orës 09:30, janë njoftuar për një rast nga njësia policore e Stacionit Policor-Zveçan.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Patrulla policore në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, tek ura e Bistricës në një pikë kontroll ka ndalur veturën me targa zyrtare, pronë e Administrata Tatimore të Kosovës të cilën e drejtonte personi L.P. zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK-së) dhe së bashku me të ishte edhe një pasagjeri T.J. po ashtu zyrtar i ATK-së. Gjatë kontrolli të veturës në fjalë në bagazhin e veturës janë gjetur një sasi e barnave të ndryshme me banderola të Serbisë, për të cilat nuk posedonin dokumentacione.”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me prokurorin kompetent të PPTH-Mitrovicë, ku i dyshuarit L.P. pas intervistës në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ndërsa pasagjeri T.J. pas intervistës me urdhër të prokurorit është liruar.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...