Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros.
Gjatë takimit, Kurti theksoi se bashkëpunimi në fushën kundër korrupsionit, drejtësisë tranzicionale, të drejtave të komuniteteve jo shumicë dhe trashëgimisë kulturore, janë të rëndësisë së veçantë dhe në lidhje me të njëjtat, duhet vazhduar bashkëpunimi në të ardhmen, shkruan Arbresh.info.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, duke u kujdesur për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e vendimeve të saj, ka bazuar edhe bashkëpunimin me agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në ligjet në fuqi.”, thuhet në njoftim.
Rëndësi, kryeministri gjithashtu i dha edhe punës në strategjinë kundër korrupsionit, rekomandimeve të propozuara nga qeveria brenda të njëjtës e që ngritin nivelin e llogaridhënies së institucioneve publike, duke zvogëluar kështu dukshëm mundësinë e korrupsionit në fushën e prokurimit publik, shëndetësisë, edukimit, administratës publike dhe funksionimit të gjyqësorit./Arbresh.info/
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”
Sri Lanka, merr detyrën presidenti i majtë pas fitores së gj...
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vit...
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...