Prej disa ditësh, Eleni dhe Ornela Vangjeli, nënë e bijë, nuk u përgjigjeshin në telefon familjarëve të tyre. Kjo bëri që këta të fundit të njoftonin policinë. Kur efektivët trokitën në derën e tyre në lagjen 17 të qytetit të Korçës, nuk iu përgjigj njeri. U desh ndërhyrja e zjarrfikëses që policia të futej në banesë. Dy gratë u gjetën të dyja të vdekura, dyshohet për shkaqe natyrale. Eleni ishte 75-vjeçe ndërsa e bija Ornela, 54.
“Rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune Eleni Vangjeli, 75-vjeçe dhe vajza e saj Ornela Vangjeli, 54-vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh. Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda.Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia e Korçës në një njoftim për mediat.
Tv Klan mëson se nënë e bijë nuk përgjigjeshin prej ditës së diel. 75-vjeçarja ishte e sëmurë dhe e pamundur për të lëvizur për shkak se ishte e paralizuar. Dyshimet e para janë se vajza ka qenë ajo që ka ndërruar jetë e para, si pasojë e një ataku në zemër. Ndërsa e moshuara dyshohet të ketë humbur jetën pas saj, në pamundësi për të lëvizur dhe për shkak të mungesës së ilaçeve.
Megjithatë këto janë dyshimet e para dhe do të jenë hetimet e autoriteteve përkatëse që pritet të sqarojnë rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...