Bayern Munich ka transferuar lojtarin e skuadrës së Granadas, Bryan Zaragoza, fillimisht si huazim deri në fund të sezonit.
Lajmin e ka konfirmuar skuadra e bavarezëve, përmes një postimi në rrjetin social X-(ish Twitter), shkruan Arbresh.info.
Kontrata do të zgjasë deri më 30 qershor 2029. ndërsa lëndimi i Kingsley Coman bëri që Bayern Munich të reagojë në këtë afat kalimtar.
Bayern Munich do të paguajë një shumë edhe për huazimin e lojtarit, pastaj në qershor do ta paguajë pjesën tjetër siç ishte marr vesh me klubin spanjoll.
“Jam në FC Bayern për t’u rritur këtu në një nga klubet më të mëdha në botë. I jam shumë mirënjohës Granadës për kohën e mrekullueshme që kemi kaluar së bashku dhe gjithçka që klubi ka bërë për mua. Nuk do ta harroj kurrë atë”, ishin fjalët e para të Zaragosas pas transferimit të tij tek gjigandi gjerman.
Ai gjithashtu tha se së bashku me skuadrën kanë synime të larta.
“Unë gjithashtu ndiej mbështetje të madhe në FC Bayern që tani. Unë jam duke pritur për atë që po vjen. Ne synojmë lart”, ka thënë Bryan Zaragoza në fjalët e para si pjesë e Bayern Munich, dekalaroi ai.
Kujtojmë se lëndimi i Kingsley Coman bëri që Bayern Munich të reagojë sa më shpejtë për transferimin e tij në këtë afat kalimtar./Arbresh.info/
✨ 𝐙𝐀𝐑𝐀𝐆𝐎𝐙𝐀 ✨ #ServusBryan pic.twitter.com/JISRbzRaAf
— FC Bayern München (@FCBayern) February 1, 2024
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Vrasja në Florida të ShBA-së, dyshohet se çifti që humbi jet...
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...