Trajneri i Fulham, Marco Silva, ka insistuar se klubi është në kërkim të një sulmuesi.
Njëri nga emrat më të përfolur në këtë merkato të Fulhamit ka qenë sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe Chelsea, Armando Broja, shkruan Arbresh.info.
Silva nuk e ka mohuar nevojën për transferimin e një sulmuesi.
“Dëshira për një sulmues të ri nuk është vetëm sepse Raul Jimenez është i dëmtuar. Edhe me Raulin në skuadrën tonë, ne shitëm një sulmues për një shumë të madhe parash verën e kaluar dhe ende nuk e kemi zëvendësuar”, ka thënë Silva.
Teksa ka folur edhe për zërat e transferimit të Brojës tek Fulhami.
“Broja? Nuk do të bëj komente për lojtarët, thashetheme dhe të gjitha këto gjëra. Kjo është diçka që nuk do ta bëj”, deklaroi Marco Silva.
Kujtojmë se Chelsea kërkon 5 milionë funte për huazimin e Brojës, gjë që është shumë e madhe për Fulham aktualisht./Arbresh.info/
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje