Një superkompjuter ka parashikuar se kush do të fitojë titullin e Ligës Premier këtë sezon me Liverpoolin, Manchester Cityn dhe Arsenalin në garë.
Të tre klubet kanë qenë në veprim këtë javë, me Arsenalin që fitoi ndaj Nottingham Forest në Emirates Stadium të martën, falë golave nga Gabriel Jesus dhe Bukayo Saka.
Megjithatë, liderët e ligës, Liverpooli, fitoi mbrëmë 4-1 ndaj Chelseat, duke rritur epërsinë përsëri ndaj tyre në pesë pikë, po aq sa ka edhe nga Manchester City i dyti që fitoi mbrëmë 3-1 kundër Burnley.
Gara për titull tani po nxehet – me Arsenalin gjithashtu të barabartë në pikë me Cityn – dhe shumica e njerëzve po përpiqen të parashikojnë se në cilin vend do të shkoj titulli kampion për sezonin 2023/24.
Sidoqoftë, një superkompjuter nga kompania e njohur Opta tani ka bërë shumë punë, pasi parashikoi rezultatin e sezonit dhe fituesin e titullit në Ligën Premier.
Fituesit e tripletës sezonit të kaluar janë aktualisht favoritët për të siguruar titullin me një shans 54%, pavarësisht diferencës që i ndan ata dhe Liverpoolin.
City është forcuar nga rikthimet e dy yjeve, Kevin De Bruyne dhe Erling Haaland, të cilët të dy u paraqitën gjatë fitores ndaj Burnley.
Liverpool është afër i dyti në tabelë pasi ka shanse prej 42% për qind, megjithëse mungesa e Mohamed Salah për shkak të lëndimit mund t’i dëmtoj.
Arsenalit i jepet aktualisht vetëm 3% mundësi për të fituar titullin e parë të ligës që nga viti 2003/04, pas zhgënjimit të sezonit të kaluar.
Tottenham Hotspur dhe Aston Villa u janë dhënë të dyjave shanset prej 0.1% për të përfunduar një tronditje shokuese si kampion të edicionit. /Telegrafi/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...