Kryeministri i i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me përfaqësues të sistemit bankar dhe të industrisë së re Fintech, mbi nevojën për shtrirjen e modernizimit të shtetit në digjitalizimin e shërbimeve financiare.
Rama kërkoi nga bankat që të bëjnë ndryshime reale dhe të prekshme në përmirësimin e teknologjisë dhe modernizimin e shërbimeve që këtë vit.
“Bankat mbeten shumë larg teknologjisë te efiçenca e transaksioneve. Në janar të këtij viti duhet të ishte zbatuar aplikimi i protokollit të open banking. Inovacioni është çështje e një prioriteti strategjik të Shqipërisë, bankat duhet ta kuptojnë. Ne duam të shohim ndryshime reale dhe të prekshme këtë vit; pensionistët që marrin pension përmes sistemeve të reja, rënie të ‘kesh’ në qarkullim, rritje reale të të ardhurave për vendin dhe këtë gjë duam ta bëjmë në mirëkuptim të plotë dhe në paqe. Në të gjitha rastet këtë gjë do ta bëjmë, me çdo kusht. I lutem të gjitha bankave dhe BSH që ta udhëheqë këtë proces me shumë forcë dhe të gjitha alibitë që vijnë nga prishja e një status quo-je nuk do t’i pranojmë.Çdo gjë që e bën një vend tjetër, nuk ka pse nuk e bëjnë bankat në Shqipëri”, tha Rama./euronews.al
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...