Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Kanada, ka mbajtur takime të ndara me përfaqësuesit e diasporës shqiptare në qytetet Otava, Toronto dhe Hamilton.
Gjatë takimeve me diasporën në Kanada, znj. Gashi bashkëbisedoi me përfaqësues të shoqatave të ndryshme shqiptare në Kanada, studentë, mjekë, profesorë dhe përfaqësues të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare.
Në këto takime zv. Ministrja Gashi prezentoi prioritetet dhe programet që po zhvillon Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, veçanërisht ato në të cilat janë përfshirë pjestarët e diasporës.
Ajo vuri theksin edhe tek Strategjia dhe Ligji për Diasporën që mundësojnë një bashkëpunim të ngushtë midis komunitetit shqiptar në diasporë dhe autoriteteve vendore.
Po ashtu, zëvendësministrja Gashi ka diskutuar rreth potencialit ekonomik të diasporës shqiptare dhe kontributit të tyre ndër vite, duke mundësuar zhvillim dhe rritje ekonomike, e cila është bërë shtyllë kyçe e mirëqenies së ekonomive familjare në Kosovë.
Zëvendësministrja Gashi gjatë takimeve në Kanada ka shprehur mirënjohje të veçantë për angazhimin dhe kontributin e komunitetit shqiptar në diasporë, të cilët i ka ftuar që të jenë pjesë e programeve të lansuara nga MPJD, për të forcuar më tej lidhjet e ndërsjella dhe për të kontribuar në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.
Zëvendësministrja Gashi theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar të sigurojë qasje të re për zhvillim ekonomik përmes përfshirjes së diasporës.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...