Google ADS

Manchester City fiton me lehtësi ndaj Burnleyt

22:27 | 31 Janar 2024
D.H

Manchester City ka shënuar fitoren e radhës në kuadër të Premier League.

“Qytetarët” mposhtën Burnleyn me rezultat 3-1, në sfidën e xhiros së 22-të në Premier League, shkruan Arbresh.info.

City e nisi lojën në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar dy gola në pjesën e parë, me anë të Julian Alvarez në minutat 16 dhe 22.

Teksa për 3-0 u përkujdes Rodri me të filluar pjesa e dytë.

Golin e nderit për Burnleyn e shënoi Al Dakhil në minutën e tretë të kohës shtesë.

Të drejtuarit e Guardiolës me këtë fitore janë vendin e dytë me 46 pikë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme