Barcelona rikthehet te fitorja mposht Osasunan

20:57 | 31 Janar 2024
D.H

Barcelona ka arritur të mposht skuadrën e Osasunës me rezultat 1-0 në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiroja e 20-të.

Golin e vetëm për katalanasit e ka shënuar talenti Vitor Roque në minutën e 63-të, shkruan Arbresh.info.

Roque është 18-vjeçar dhe ky është goli i tij i parë me fanellën e Barcelonës.

Tre minuta më vonë Osasuna mbeti me 10 lojtarë në fushë pasi u ndëshkua me karton të kuq, Unai Garcia.

Barça u rikthye tek fitorja pas dy humbjeve me radhë në të gjitha kompeticionet dhe tani ka 47 pikë që renditet në vendin e tretë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme