Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës.
Sipas Prokurorisë, në të njëjtin objekt dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore, shkruan Arbresh.info.
“Prishtinë, 31 janar 2024– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt.”, thuhet në njoftimin e përbashkët të Prokurorisë Themelore dhe Policisë./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...