Kryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mohuar mundësinë e një koalicioni ndërmjet partisë së tij dhe Vetëvendosjes gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Në një intervistë për Radio Kosovën ai ka thënë se beson që qeveria e ardhshme duhet të formohet nga partitë opozitare në vend.
Lideri i AAK-ës ,Ramusha Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka lënë anash çështjet ekzistenciale për qytetarët e Kosovës që lidhen me ekonominë.
Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti bënë tregti me çështje të Kosovës. Ai ka folur edhe për zgjedhjet parlamentare që mund të mbahen këtë vit.
“ Ky është rrezik që qeveria tani të mos këtë në fokus çështjet reale të qytetarëve por më shumë të fokusohet në atë që po e quaj propagandë, për ta mbuluar çdo gjë me propagandë. Qeveria e vendit, në këtë rast edhe kryeministri Kurti, realisht po bënë tregti me çështje të Kosovës për rejtingun e vet, për popullaritetin e vet, në këtë rast po bënë tregti edhe me sigurinë”, tha ai.
Haradinaj ka mohuar që AAK-ja mund të hyjë në një koalicion me Vetëvendosjen.
“Jo! Ne besojmë që është interes i Kosovës që Qeverinë e Kosovës ta krijojë opozita. Unë nuk kam kushte apo preferencë për një post, por preferoj që të arrijmë një marrëveshje të një koalicioni opozitar. Mendoj që është në shëndetin e demokracisë dhe në atë të partive politike që edhe njëherë të ndodhë ndryshimi, reflektim prej atyre që kanë qenë në pushtet për periudhën që vjen, përgjegjësi dhe punë prej atyre që do të marrim punë. Pra, jemi më të interesuar për një qeveri nga opozita”, theksoi Haradinaj.
Lideri i AAK-ës, Ramusha Haradinaj, tha se raketat “Javeline” janë porositur në kohën kur ai ishe kryeministër.
“ Sistemi Javelin, po është porositë atëherë, nuk është i vetmi, por ka implikime edhe më shumë sepse ka edhe disa radar e mekanizma të tjerë të nevojshëm, sepse ky është një lloj sistemi që mund të quhet edhe sulmues, por edhe mbrojtës, kundër mjeteve të motorizuara dhe të blinduara“, tha ai.
Haradinaj ka folur edhe për zhvillimet politike në vend, duke kërkuar unitet nga forcat politike në vend për çështje të interesit nacional.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...