Endrit Baholli është përforcimi i radhës tek Prishtina e Re

16:46 | 31 Janar 2024
D.H

Prishtina e Re ka zyrtarizuar lojtarin Endrit Baholli,i cili i bashkohet klubit në form huazimi nga FC Prishtina.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Prishtinës së Re, në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

Baholli ishte i huazuar te Fushë Kosova, ku edicionin e kaluar u inkuadrua në Superligë me klubin dhe në edicionin vjeshtor u paraqit me Fushë Kosovën në Albi Mall Superligë, duke treguar paraqitje shumë të mira.

Ai është rritur tek FC 2 Korriku, ku ka qenë një nga më të dalluarit e gjeneratave, si dhe në ekipin e parë. Si sulmues krahu, apo mesfushor qëndror, të dyja këto pozita të cilat i luan, do të i jap edhe më tepër vlerë e cilësi grupit tonë.

“Jam shumë i lumtur që iu bashkova këtij grupi, kam shumë shokë këtu, të cilët kam ardhur për ti shikuar shpesh, e rrjedhimisht kam krijuar simpati për klubin, për organizimin, nivelin e serizoitetit e profesionalizimit. Mezi pres të filloj kampionati e t’a ndihmoj këtë grup që më ka mirëpritur kaq mirë. Jam falënderues edhe për Prishtinën e Fushë Kosovën që respektuan vullnetin tim!”, ka thënë ai./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme