Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për dënimin me 3 vite e 8 muaj burgim efektiv deputetit të AAK-së, Pal Lekaj për rastin e 53 milionshit.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se nga ky vendim teksa ka thënë se beson në sistemin e drejtësisë dhe Gjykatën e Apelit për shkarkimin nga çdo akuzë ish-ministrin Lekaj, shkruan Arbresh.info.
“Jam i befasuar nga vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore për rastin e kolegut Pal Lekaj! Dua të besoj fuqishëm në sistemin e drejtësisë dhe në Gjykatën e Apelit e cila do ta zbardhë të vërtetën dhe do ta shkarkojë nga çdo akuzë ish-ministrin Lekaj.”, ka shkruar Haradinaj.
“Çdo person është i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë!”, shtoi ai.
Tutje ai tha seë është i bindur në pafajësinë e Lekajt.
“I bindur në pafajësinë e kolegut Lekaj!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...