Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka ndarë pamje së fundmi rreth takimit me anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.
Këto takime sipas Bulliqit, tregojnë vazhdimin e përpjekjeve për të avokuar në mbështetje të një Kosovë me shumë etnitete, në përputhje me parimet e Kushtetutës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Gjatë qëndrimit në State Departament patëm rastin që bashkë me disa nga kolegët kryetarë të komunave të takohemi me anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së. Ne takuam bashkëkryesuesit e Grupit për Çështje Shqiptare në Kongres, Përfaqësuesit Robert Aderholdt (R-AL) dhe Ritchie Torres (D-NY), si dhe përfaqësuesen e Partneritetit të Demokracisë së Senatit, Ilhan Omar (D-MN).
Këto takime tregojnë vazhdimin e përpjekjeve për të avokuar në mbështetje të një Kosove me shumë etnitete, në përputhje me parimet e Kushtetutës së Kosovës. Gjatë takimeve ne kemi shprehur nevojën për të kundërshtuar ndarjen e Kosovës sipas etnicitetit, duke iu referuar rrezikut të një skenari të ngjashëm si ai i Republikës Serbska në Bosnjë.
Gjithashtu kemi bërë thirrje për përfshirjen e Kosovës në Partneritetin për Paqen dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO si një mjet për të kundërshtuar ndërhyrjen ruse në Ballkan. I falënderojmë për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën të miqve tanë amerikanë./Arbresh.info/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...