Rama kujton Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën

12:56 | 31 Janar 2024
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka kujtuar dëshmorët Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Rama tha se në 27 vjetorin e rënies heroike të komandantit, Zahir Pajaziti, nderuan sakrificën e madhe dhe guximin e pashoq që tregoi në luftën për lirinë dhe pavarësinë e vendit

“Në 27 vjetorin e rënies heroike të komandantit, Zahir Pajaziti bëmë homazhe para shtatores së tij, për të nderuar e rikujtuar sakrificën e madhe dhe guximin e pashoq që tregoi në luftën për lirinë dhe pavarësinë e vendit”, shkruan ai.

Rama thotë se heroi Zahir Pajaziti me veprimet dhe vendosmërinë e tij la gjurmë të pashlyeshme në zemrat dhe mendjet e çdo shqiptari.

“Heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti, me veprimet dhe vendosmërinë e tij la gjurmë të pashlyeshme në zemrat dhe mendjet e çdo shqiptari. Ai është frymëzim i përjetshëm për brezat që vijnë”, shkruan Rama.

I pari i Prishtinës, ka kujtuar edhe komandantin Zahir Pajazitin, bashkëluftëtarët e tij Hakif Zejnullahun e Edmond Hoxhën i kujtojmë përherë si udhërrëfyes për ndërtimin e shtetit tonë

‘Komandantin Zahir Pajazitin, bashkëluftëtarët e tij Hakif Zejnullahun e Edmond Hoxhën i kujtojmë përherë si udhërrëfyes për ndërtimin e shtetit tonë”, përfundon Rama./Arbresh.info/

Të ngjashme