Protestat mbarëkombëtare kanë tronditur prodhuesin më të madh bujqësor të Evropës që nga mesi i Janarit, me fermerët francezë të zemëruar për rregulloret e BE-së dhe politikat mjedisore që ata thonë se po i bëjnë ata të paaftë për të konkurruar në një treg botëror gjithnjë e më të globalizuar.
Fermerët me traktorë u futën përgjatë një autostrade që shkon drejt Parisit, ndërsa vazhduan të lobojnë për ndihmë për të siguruar jetesën.
Ata kërkojnë çmime më të drejta për prodhimet, vazhdimin e subvencioneve për naftën bujqësore, ndihmë financiare për fermerët si dhe anulimin e marrëveshjes mes BE-së dhe vendeve të Amerikës së Jugut pasi kjo synon të sjellë prodhime më të lira, veçanërisht mishit të viçit, që nuk përmbushin standardet.
Sindikatat bujqësore kanë bërë të ditur se do të rrethojnë Parisin për ditë të tëra nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen. Qeveria franceze u tërhoq të premten e kaluar nga planet për të reduktuar gradualisht subvencionet shtetërore për naftën bujqësore, por sërish organizatat e fermerëve thanë se kjo nuk ishte e mjaftueshme.
Presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë një vizite në Suedi deklaroi se dëshiron që Bashkimi Evropian të rregullojë importet e pulave dhe drithërave nga Ukraina dhe të lejojë fleksibilitet në disa nga rregullat bujqësore të bllokut për të ndihmuar në zbutjen e zemërimit midis fermerëve francezë.
Emmanuel Macron: Ne do të vazhdojmë punën për të verifikuar dhe përdorur plotësisht ligjet tona për të mbrojtur fermerët, përpunuesit, gjithashtu dhe të sigurohemi që gjithçka të jetë e drejtë në negociata.
Ne duhet të kemi një politikë në nivel evropian që është në përputhje me sovranitetin ushqimor që ne po mbrojmë. E para që duhet të bëjmë është masa të qarta për importet nga Ukraina si dhe bëjmë thirrje se marrëveshja me vendet e Amerikës së Jugut nuk do të nënshkruhet.
Protestat franceze pasojnë veprime të ngjashme në vende të tjera evropiane, përfshirë Gjermaninë, Belgjikën dhe Poloninë, përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në Qershor, në të cilat e djathta ekstreme, për të cilët fermerët përfaqësojnë një zonë elektorale në rritje, shihet duke fituar.
Demostrat do vijojnë edhe gjatë samitit që zhvillohet të enjten, kur ata shpresojnë se veprimet e tyre dhe ato të fermerëve të tjerë në Evropë do të tërheqin vëmendjen e politikanëve./Klan News
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...