Policia e Kosovës ka raportuar se është konfiskuar një armë gjuetienë Skenderaj gjatë ditës së djeshme.
Sipas raportit, policia bën të ditur se një person ka postuar në rrjete sociale një video duke shtënë me armë, ku kjo e fundit është armë e gjuetisë.
Arma e gjuetisë e cila ishte pa fishekë është konfiskuar, dhe pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Skenderaj 2023-NN. Më datë 30.01.2024 pas raportimit se një person posedon një armë gjuetie, pasi i njëjti në rrjete sociale ka shpërndarë një video duke shtënë me armë, njësitë policore kanë kontaktuar me të dyshuarin mashkull kosovar dhe i njëjti e ka pranuar se posedon një armë të gjuetisë. Lidhur me rastin arma pa fishekë është konfiskuar, ndërsa dy të dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...