I konfiskohen pajisjet zyrtare një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës

08:57 | 31 Janar 2024
E.H

Policia e Kosovës raporton se i janë konfiskuar pajisjet zyrtare një ish-pjesëtari serb PK-së.

Sipas Policisë, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Leposaviq 09.09.2023/20:20. Lidhur me rastin, nga i dyshuari mashkull kosovar serb (ish pjesëtar i PK-së) janë konfiskuar pajisje zyrtare të PK-së. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme