Google ADS

Moti sot në Shqipëri

07:33 | 31 Janar 2024
E.H

Moti i kthjellët dhe relativisht i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e Shqipërisë deri pas mesdite kur priten vranësira të pakta nëpër të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore Verilindore – Juglindore. Megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të situatës termike paso pritet depërtim i masave ajrore më të ngrohta me origjinë Perëndimore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera më e ulët në Peshkopi deri në 16°C vlera më e lartë në Fier dhe Sarandë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme