Lajçak: Me Kurtin folëm edhe për gjendjen aktuale të marrëdhënieve BE – Kosovë

23:37 | 30 Janar 2024
E.G

Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak ka shkruar pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Me anë të një postimi në Facebook, Lajçak tha se kanë folur për dialogun, shkruan Arbresh.info.

Ndër të tjera, ai tha se me Kurti kanë folur edhe për gjendjen aktuale të marrëdhënieve mes Kosovës dhe BE-së.

“Me Kryeministrin patën një diskutim të detajuar dhe të dobishëm për perspektivën strategjike të Dialogut për periudhën e ardhshme. Ne folëm edhe për gjendjen aktuale të marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme