Nga: Ben Andoni
Ajo që bënë “Stupcat” është një mesazh i madh jo vetëm për shoqërinë e ngulfatur, por edhe për artistët, që të vendosin artin e tyre për të treguar të shkuarën kundër lloj-lloj mashtruesish që na rrethojnë kudo dhe që kanë uzurpuar idealin, por më shumë se kaq i atribuojnë vetes gjëra që asfare s’i kanë, si ata kinse komandantët e UÇK-së në “Planin strategjik” të Stupcave, që bëjnë plan se çfarë do përfitojnë paslufte.
Qarkullonte një barsaletë në kohën e diktaturës në Shqipëri për dy personazhe, njëri frikacak, por i gjallë që u fliste pionerëve çdo vit dhe tjetri i vdekur, por hero i vendosur në beton. Pasi kinse heroi i gjallë e mbaronte rrëfimin e tij, për t’u justifikuar thoshte: Këtu, Peti prej vërteti, e atje Loni prej betoni. Në fakt, ironia duhej të merrej me kursim, sepse ishte në kohën kur Shqipëria ishte shumë e dhënë pas stigmës së të shkuarës dhe evokimit të antifashizmit të saj.
Në humor përpjekja më serioze, sa i përket trajtimit të së shkuarës i takon, njërit prej humoristëve tanë më të njohur: Koço Devole, që pak pas viteve ’90 zbërtheu me shkollën e vjetër të aktrimit, një fabul që është e ngjashme si dy pika uji me atë të Stupcave. Ajo rrëfen sesi një partizan, që ka kapur rob një gjerman dhe një ballist, në vend t’i lerë vend krenarisë është mëdyshas, pasi robi gjerman i thotë me qesëndi se do të vij koha, që ai do jetë biznesmen në vend, kurse ballisti do bëjë tregti me të, kurse ai, partizani triumfator tani, do u lutej për punë, si i nënshtruar!
Në fakt, ashtu ngjau pas viteve ’90, kur shumica e njerëzve të thjeshtë, mbeti jo thjesht pa punë por edhe e denigruar nga një përçmim, që iu bë Luftës Antifashiste, që në një formë apo tjetër vazhdon edhe sot. Përjashtojmë ata kinse dhe lloj-lloj mashtruesish që hëngrën në kurriz të të parëve të tyre dëshmorë. Pak përpjekje në art pas 1990, bënë që të evokohet kjo kohë, por asnjëherë duke i dhënë vendin e vet, si duhet të shkuarës, një plagë që vazhdon edhe sot e kësaj dite, kur respekti për të shkuarën e sidomos antifashistët është në kuotat më të ulëta.
I gjithë argumenti ynë do të dukej krejt pa sens, nëse pak orë më parë grupi i njohur humorist kosovar “Stupcat” në një program televiziv nuk do të vinin gishtin mi plagë, në përballjen tani të Kosovës me të shkuarën, jo shumë të largët të saj, ku “komandantët” bëjnë plane për të ardhmen sesi të përfitojnë. Alegoria është kaq e lexueshme edhe e vërtetë, saqë fabula duket gati-gati e gjallë, apo si do thonë në Kosovë e servirur nga shumë njerëz që e njohin mirë këtë realitet. Por, veçmas atyre që bënë të prekurin, video humoristike e Stupcave tregoi atë që se tregojnë dot publicistët dhe gazetarët, kujtimet patetike të kinse “komandantëve” dhe mbi të gjitha politikanët, që bënë shndërrimin e idealit të lirisë në përfitim të thjeshtë. Atë që ndodhi njësoj tek ne me ngjarjet post ’90 dhe shndërrimin e idealit të madh për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Evropa në një vend, ku më së shumti kanë përfituar ata që kanë pasur fare pak ose asfare lidhje me fushatën demokratike në Shqipëri.
Ja pse ajo që bënë “Stupcat” është një mesazh i madh jo vetëm për shoqërinë e ngulfatur, por edhe për artistët, që të vendosin artin e tyre për të treguar të shkuarën kundër lloj-lloj mashtruesish që na rrethojnë kudo dhe që kanë uzurpuar idealin, por më shumë se kaq i atribuojnë vetes gjëra që asfare s’i kanë, si ata kinse komandantët e UÇK-së në “Planin strategjik” të Stupcave, që bëjnë plan se çfarë do përfitojnë paslufte.
Rama priti në takim drejtorin për siguri të OSBE-së në Kosov...
Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve – spikat derbi evropi...
Më 12 nëntor mbahet ankandi i 14-të i letrave me vlerë për v...
Inaugurimi i Urës së re të Kukësit, Rama ndan videon: Shëmbë...
Kërcënoi se do t’i vinte bombën qendrës së votimit, arrestoh...
SHBA kritikon Izraelin, kërkon shtimin e ndihmës humanitare ...