Shpesh mund të kemi blerë pastat e dhëmbëve pa analizuar shumë dizajnin që përmban paketimi.
Por, një gjë që mund t’u bie njerëzve në sy është katrori në fund të ambalazhit, që zakonisht vjen me katër ngjyra, transmeton Telegrafi.
Për vite të tëra është aluduar se këto ngjyra mund të tregojnë përmbajtjen brenda pastës, por jo; ato në fakt kanë kuptim krejt tjetër.
Kishte spekulime se ngjyra blu tregonte se përbërja e pastës së dhëmbëve është natyrale në kombinim me ilaçet, ngjyra jeshile kinse tregonte se pasta është tërësisht natyrale, derisa e kuqja kinse tregonte se pasta është natyrale por e përzier edhe me kimikate.
Por asnjëra nga këto nuk qëndron.
Këto ngjyra në fakt nuk kanë aspak të bëjnë me përmbajtjen e pastës së dhëmbëve, por thjesht përdoren për çështje të brendshme në fabrika gjatë procesit të prodhimit të ambalazhit.
Pra, ngjyrat nuk kanë të bëjnë me përmbajtjen e pastës së dhëmbëve; përkundrazi, thjesht janë aty si pjesë e prodhimit dhe paketimit efikas.
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...