Lajçak pas takimit me Osmanin: Mirënjohës për pikëpamjet dhe njohuritë e saj

20:27 | 30 Janar 2024
E.G

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka shkruar pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Me anë të një postimi në “X”, Lajçak u shpreh se e ka informuar presidenten për gjendjen e dialogut, shkruan Arbresh.info.

Ndër të tjera, ai u shpreh mirënjohës për pikëpamjet dhe njohuritë e saj.

“Takimi im i parë sot në Kosovë ishte me Presidenten Vjosa Osmani. Unë e përditësova atë për gjendjen e lojës në Dialog dhe procesin në muajt e ardhshëm siç e shohim ne. Mirënjohëse për pikëpamjet dhe njohuritë e saj.”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë që në komunikatën për media të Presidencës në takim është diskutua për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë.

Ndër të tjera, Osmani ka theksuar edhe nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës.

Sa i përket draftit të statutit të Asociacionit, Presidentja ritheksoi se institucioni i vetëm që mund ta interpretojë përfundimisht përputhshmërinë e këtij akti me Kushtetutën është Gjykata Kushtetuese e Kosovës, gjersa po ashtu i shprehu shqetësimet e saj lidhur me disa dispozita të këtij drafti, të cilat mund të jenë sfiduese gjatë zbatimit në praktikë./Arbresh.info/

Osmani-Lajçakut: Kushtetuesja, i vetmi institucion që mund ta interpretojë draft-statutin e Asociacionit

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Lajçak është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Takimi Kurti-Lajçak, kryeministria jep detaje

Të ngjashme