Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një deklarim për media pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti ka folur edhe për çështjen e dinarit.
Ai tha se kjo çështje është diskutuar gjatë takimit të djeshëm me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Temë diskutimi në Beograd ka qenë edhe sulmi në Banjskë, bën të ditur Lajçak, duke thënë se BE-ja pret që pasojat dhe personat përgjegjës të sillen para drejtësisë.
Ai tha se nukë shtë adresa e duhur kur flitet për hetimet sepse siç tha ai, nuk ka hetime që udhëhiqen nga Bashkimi Evropian.
“Vendet janë duke bërë hetimet e veta dhe janë duke i zhvilluar hetimet e veta, pra, Bashkimi Evropian nuk po bën hetime vetëm po pranon informata nga partnerët”., u shpreh ai./Arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?