Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut takohet me Kurtin e Konjufcën

17:49 | 30 Janar 2024
E.G

Kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë pritur në takim përfaqësuesit e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Përfaqësuesi opozitar Izet Mexhiti ka deklaruar për medie se ky është takim vëllazëror, derisa sa i përket mundësisë së një koalicioni ka deklaruar se Vetëvendosje nuk është e regjistruar në Maqedoninë e Veriut, por se pjesëtarët e LVV-së pritet t’i bashkohen partive opozitare.

Ai tutje shtoi se një zyrtarizim i këtij koalicioni pritet të ndodhë sot ose ditët në vijim./rtk/

Të ngjashme