Minsitrja e Drejtësissë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkaur në Kosovë, Nicholas Abbott.
Haxhiu me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu tha se Abbott ka dhënë një kontribut esencial për shumë fusha të sistemit të drejtësisë, shkruan Arbresh.info.
“Takimi ynë i fundit përshëndetës me Ambasadorin Nicholas Abbott u karakterizua me urimet më të mira për njëri-tjetrin. Ambasadori Abbott ka përfunduar një mision të suksesshëm diplomatik në Kosovë duke dhënë një kontribut esencial për shumë fusha të sistemit të drejtësisë.”, ka shkruar Haxhiu.
Ndër të tjera, ministrja Haxhiu u shpreh e bindur se marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar do të vazhdojnë të mbesin të fuqishme dhe do të thellohen edhe më tej.
“Mirënjohëse për angazhimin e tij të pakursyer, ndaj ambasadorit Abbott.”, përfundoi ajo./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...