Netanyahu: Nuk do të tërhiqemi nga Gaza dhe as nuk do të lirojmë të burgosurit palestinezë

15:01 | 30 Janar 2024
R J

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se Izraeli nuk do të tërhiqte forcat nga Rripi i Gazës dhe as nuk do të lironte mijëra të burgosur të sigurisë palestineze, duke hedhur poshtë raportet e mediave për disa kushte të një marrëveshjeje të mundshme armëpushimi me Hamasin.

“Ne nuk do ta përfundojmë këtë luftë pa arritur të gjitha objektivat e saj. Kjo nënkupton shkatërrimin e Hamasit, lirimin e të gjithë pengjeve dhe sigurimin që Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin”, tha Netanyahu.

Sipas mediave, bëhej fjalë për një marrëveshjeje midis Izraelit dhe Hamasit që do të përfshinte një armëpushim deri në gjashtë javë.

Më herët sot, udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh tha se grupi kishte marrë një propozim për armëpushim dhe se ai do të shkonte në Kajro për të disktutuar diçka të tillë.

Itamar Ben-Gvir, ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë në kabinetin e Netanyahut la të kuptohet më herët në një postim në mediat sociale se ai do të largohej nga qeveria e unitetit kombëtar dhe kabineti i luftës nëse do të kishte një “marrëveshje të pamatur” me Hamasin.

Ndërkohë lideri i opozitës Yair Lapid një kritik i zëshëm i qeverisë së Netanyahut, ka thënë se partia e tij do të mbështesë “çdo marrëveshje që sjell pengjet në shtëpi”./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme