Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 30 vjet e gjysmë burgim (së bashku) katër persona të cilët janë akuzuar për veprën terrorizëm.
I akuzuari A.GJ është dënuar me nëntë vjet burgim, i akuzuari E.S është dënuar me gjashtë vjet e gjashtë muaj burgim, i akuzuari N.S është dënuar me tetë vjet e gjashtë gjashtë muaj burgim, ndërsa i akuzuari M.B është dënuar me gjashtë vjet e gjashtë muaj burgim, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq, i akuzuari N.S, përveç dënimit me burgim është dënuar edhe më gjobë prej pesë mijë eurosh.
Komunikata e plotë e Gjykatës Themelore:
Prishtinë, 30 Janar 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarve A.GJ, E.S, N.S dhe M.B për shkak të veprës penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, të akuzuarit E.S dhe A.GJ për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, i akuzuari A.GJ për veprën penale Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale, i akuzuari N.S për veprën penale Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmnit dhe i akuzuari M.B për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës PPS.nr.92/21.
I akuzuari A.GJ është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej nëntë (9) vite, në dënimin me burgim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 10.10.2021 deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi.
I akuzuari E.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej prej gjashtë (6) vite e gjashtë (6) muaj, në dënim me burgim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 10.10.2021 deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi.
I akuzuari N.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tetë (8) vite e gjashtë (6) muaj, në dënimin me burgim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 10.10.2021 deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi si dhe me dënim me gjobë në shumë prej pesë mijë euro (5000 €), të cilin dënim i akuzuari duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve, por jo më gjatë se tre muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
I akuzuari M.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej prej gjashtë (6) vite e gjashtë (6) muaj, në dënim me burgim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 10.10.2021 deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi.
Konform nenit 363 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 të KPPRK-së, i akuzuari A.GJ lirohet nga akuza sepse nuk është provuar se ka kryer veprën penale Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale si dhe i akuzuari N.S lirohet nga akuza sepse nuk është provuar se ka kryer veprën penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës dhe se vepimet e tij janë konsumuar në veprën penale për të cilën gjykata e ka shpallur fajtor.
Konform nenit 269 e 276 të KPPRK-së, konfiskohen përgjithmonë sendet e luajtshme, si mjete që kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe sendet që i nënshtrohen automatikisht konfiskimit si dhe të gjitha gjësendet – paratë të cilat janë sekuestruar përkohësisht me vendimin e kësaj gjykate siç janë përcaktuar edhe në aktakuzë.
Me aktvendim të veçantë PS.56/2022, të datës 30 janar 2024, gjykata konform nenit 366 paragrafi 1 pika 1.1 lidhur me paragrafin 3; 4; 5 dhe 6 të KPPRK-së, të akuzuarve A.GJ, E.S, N.S dhe M.B iu vazhdon masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, urdhërohet shkatërrimi i armëve të konfiskuara të përdorura në kryerjen e veprës penale (meqë janë pasuri që i nënshtrohet automatikisht konfiskimit).
Pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, obligohet Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar, të merr nën administrimin e saj pasurinë e konfiskuar sikurse në dispozitiv të këtij aktgjykimi dhe të njëjtën ta shes apo administroj në përputhje me Ligjin për Agjencinë Administrimin e Aseteve të Konfiskuara.
Obligohen të akuzuarit secili veç e veç, të paguajnë shumën prej njëqind €uro (100 €) në emër të shpenzimeve procedurale dhe shumën prej njëqind €uro (100€) në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, të gjitha këto në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nën kërcënim të përmbarimit të dhunshëm.
Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në afat prej 30 ditësh për Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Arbresh.info/
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...