Vijon operacioni kombëtar “Sundimi i Ligjit”, Balla përgëzon Policinë e Shtetit

13:41 | 30 Janar 2024
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka njoftuar se është duke vvazhduar operacioni kombëtar “Sundimi i Ligjit”.

Balla ka përgëzuar Policinë e Kurbinit për rritjen e forcës parandaluese dhe goditëse ndaj fenomenit të armëmbajtjes pa leje.

Ai gjithashtu ka përgëzuar edhe Policinë e Elbasanit dhe të Fierit për goditjen e shpërndarjes së kokainës dhe kanabisit si dhe Policinë e Tiranës për goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

“Policia e Shtetit vijon përmes operacionit kombëtar “Sundimi i Ligjit” goditjen sistematike të fenomeneve kriminale në territor si armëmbajtjen pa leje dhe prodhimin, shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Përgëzoj Policinë e Kurbinit për rritjen e forcës parandaluese dhe goditëse ndaj fenomenit të armëmbajtjes pa leje, Policinë e Elbasanit dhe të Fierit për goditjen e shpërndarjes së kokainës dhe kanabisit si dhe Policinë e Tiranës për goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm të lojërave të fatit”, shkruan Balla në Facebook./Arbresh.info/

Të ngjashme