Ministri gjerman i Mbrojtjes pritet ta vizitojë Kosovën

13:00 | 30 Janar 2024
Rreze Sylhasi

Projektligji për statusin, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Kosovës, Projektligji për shtetësinë e Kosovës dhe ai për Këshillin e Sigurisë së Kosovës, kanë marrë dritën jeshile nga Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Në mbledhjen e mbajtur të martën, pozitë e opozitë u pajtuan t’i votojnë në parim këto projektligje.

Gjithashtu, aty u përmend për një vizitë të ministrit gjerman të Mbrojtjes qo do ta vizitojë Kosovën, ndërsa u përmend edhe një takim i përbashkët të deputetëve gjerman dhe atyre kosovarë./EO

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme