Xhaferi zhvillon takimin e parë zyrtar ndërkombëtar si kryeministër

12:28 | 30 Janar 2024
K.B

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka zhvilluar takimin e parë zyrtar ndërkombëtar si Kryeministër me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Dejvid Gir.

Xhaferi tha se takimi ishte mesazh i qartë për përkushtimin ndaj agjendës evropiane dhe rezultat i mbështetjes parimore të rrugës euro integruese nga Zyra e BE-së në Shkup.

“Takimi zyrtar i parë ndërkombëtar si Kryeministër me Ambasadorin e BE-së, Dejvid Gir. Takimi është mesazh i qartë për përkushtimin tonë ndaj agjendës evropiane dhe rezultat i mbështetjes parimore të rrugës sonë euro integruese nga Zyra e BE-së në Shkup”, shkruan Xhaferi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme