Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të takohet këtë të martë në Nju Jork me “donatorët kryesorë” të agjencisë palestineze të refugjatëve (Unrwa), 12 punëtorët e së cilës akuzohen se janë përfshirë në sulmin e Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor.
“Në nivel personal, sekretari i përgjithshëm është i tronditur nga akuzat kundër punëtorëve të Unrwa,” tha Stephane Dizaric, përfaqësuesi i Antonio Guterres.
“mesazhi i tij për donatorët, veçanërisht ata që kanë pezulluar kontributet e tyre, është që të paktën të sigurojnë që agjencia të vazhdojë të funksionojë ndërsa ne kemi dhjetëra mijëra staf të përkushtuar që punojnë në rajon”, deklaroi Dizaric.
Guterres u takua mëngjesin e së hënës “me përfaqësuesen e përhershme të SHBA-së në OKB”, ambasadoren Linda Thomas-Greenfield dhe do të ketë një takim në Nju Jork me donatorët kryesorë të UNRWA./abcnews.al
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?