Mediumi Sky Germany ka raportuar sot (e hënë) ekskluzivisht se lideri i Bundesligës, Bayer Leverkusen, ka pyetur për nënshkrimin e Marco Asensios nga PSG-ja gjatë orëve të fundit.
Ky do të ishte një transferim shumë i madh për ekipin gjerman, teksa ditë më parë ata afruan në radhët e tyre sulmuesin spanjoll Borja Iglesias në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Ka qenë gazetari Florian Plettenberg ai i cili ka raportuar se bisedimet mes dy klubeve tashmë kanë nisur, ani pse ka shumë pak gjasa që të ndodhë një transferim.
Teksa po i afrohemi orëve të fundit të afatit kalimtar, po shtohen edhe më shumë spekulimet se Asensio mund të kalojë në Gjermani në çastet e fundit të afatit.
Që prej se iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë nga Real Madridi verën e kaluar, Asensio ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në një tjetër në shtatë ndeshje në Ligue 1, duke regjistruar mesatarisht çdo 117 minuta një gol, por sidoqoftë ai ka humbur 12 ndeshje shkaku i lëndimit.
Bayer Leverkuseni po udhëheq tabelën në Gjermani me dy pikë pas barazimit 0-0 xhiron e fundit ndaj Gladbachut.
Në anën tjetër Bayerni e kishte fituar ndeshjen e tyre ndaj Augsburgut, duke bërë që lufta për titull të ndezet edhe më shumë./Telegrafi/
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...