Sammuel Sessoms prezantohet tek Craiova e Rumanisë

23:21 | 29 Janar 2024
D.H

Ish basketbollisti i Vëllaznimit, Sammuel Sessoms është zyrtarizuar si lojtar i gjigandit rumun Craiova.

Lajmi e ka konfirmuar klubi rumun përmes faqes zyrtare në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

Sessoms ka qenë pjesë e Vëllaznimit nga shtatori deri javën e kaluar.

Ai ka qenë lojtari kryesor i gjakovarëve duke pasur statistika fantastike prej 20.9 pikë për lojë, 5.4 asistime dhe 4.4 kërcime.

Teksa karrierën do të vazhdojë tek gjigandi rumun./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme