Talat Xhaferi, i cili u bë kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, tha se është dëshmuar që shqiptarët mund t’i menaxhojnë institucionet e shtetit.
“Kemi verifikuar që mundemi dhe te shqiptarët ka kuadro të denjë, institucionalist që mbi parimet edhe të rregullave ndërkombëtare edhe të rregullave vendore mund të menaxhojnë institucionet”, deklaroi ai në Klan Kosova.
“Jo vetëm shembulli i menaxhimit të parlamentit ose Ministrisë së Mbrojtjes, por të gjithë institucioneve, kemi ministrin e Punëve të Jashtme, kemi ministrin e Financave, kemi ministër të Arsimit, dhe fushave tjera, drejtori të veçantë, institucione tjera që kanë verifikuar se ka potencial, ka kapacitet, por në mënyrë të barabartë duhet dhënë mundësi që të verifikohet se po e bëjmë këtë”.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...