Kosova do të luaj një ndeshje miqësore me Hungarinë përpara Evropianit “Gjermania 2024”.
Lajmin e ka konfirmuar Presidenti i Federatës së Futbollit të Hungarisë, Sándor Csányi, në një intervistë për kanalin M4 Sport, shkruan Arbresh.info.
Hungaria do t’i zhvillojë katër ndeshje para Euro 2024 që do mbahet në Gjermani dhe njëra nga këto ndeshje do të jetë ndaj Kosovës.
Kjo njëherë do të jetë edhe ndeshja e parë mes këtyre dy kombëtareve.
Data dhe vendi se ku do të luhet kjo ndeshje ende nuk janë përcaktuar.
Kujtojmë se Hungaria u kualifikua në Evropian, pasi doli fituese e grupit G me 18 pikë, kurse Kosova nuk arritit dot kualifikimin për Euro pasi zuri vetëm vendin e pestë në grupin I të kualifikimeve./Arbresh.info/
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...