Google ADS

Krasniqi: Abbott ishte një mik i popullit tonë, kontributi i tij do të mbetet i paharruar

20:56 | 29 Janar 2024
E.G

Kryetari i Partisë Demokratite të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Krasniqi në në postim në Facebook, njofton se e ka falënderuar ambasadorin për angazhimin e tij, shkruan Arbresh.info.

AI u shpreh se Abbott ishte një mik i popullit të Kosovës.

“Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kam pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott. Ambasadorin Abbott e falënderova për angazhimin e tij të sinqertë në të mirë të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, krahas thellimit të raporteve mes dy shteteve tona. Më tepër sesa një zyrtar, ambasadori Abbott ishte një mik i popullit tonë, kontributi i të cilit do të mbetet i paharruar.”, ka shkruar kreu i PDK-së.

“Faleminderit për miqësinë dhe suksese në angazhimet tua të ardhshme, i dashur Nick!”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme