Jurgen Klopp ka njoftuar se do të largohet nga në fund të këtij sezoni nga Liverpooli, pas nëntë sezonesh.
Klopp fitoi gjithëçka me skuadrën e “The Reds”, shkruan Arbresh.info.
Teksa në një intervistë për mediat britanike edhe mbrojtësi kryesor i Liverpool, Virgil Van Dijk la disa pikëpyetje për të ardhmen e tij.
Fillimisht ai foli për vendimin e Kloppit të cilin e quajti vështirë të pranueshëm.
“Është e vështirë të pranohet një lajm i tillë, sepse ai është një trajner që do të thotë shumë për mua, për ne, për klubin… Do të thosha për të gjithë”-tha fillimisht mbrojtësi holadnez.
Tutje ai foli për të ardhmen ku e nuk mohoi mundësinë e largimit gjatë verës së këtij vitit.
“Nuk e di cila do të jetë e ardhmja. Klubi do të ketë një punë të madhe për të bërë, të gjithë e dimë këtë fakt. Do të ketë një trajner të ri, stafin e tij, një menaxhim që do të duhet të zëvendësohet… dhe unë jam kurioz të kuptoj se në cilin drejtim do të lëvizë. Sot nuk mund të them asgjë, por është e qartë se do të jetë fundi i epokës së Jurgen Klopp dhe jam shumë i lumtur që jam ende pjesë e saj. Kjo është arsyeja pse nuk më pëlqen të flas për të ardhmen…Ende këtu jam! Do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit, shpresoj të arrijmë sukseset që ëndërrojmë dhe të luftojmë për to çdo ditë. Në fund të sezonit ndoshta do të ketë qartësi edhe më të madhe se çfarë dëshiron klubi për të ardhmen” , deklaroi kapiteni i Liverpoolit, Virgil Van Dijk.
Holandezi me “The Reds” ka kontratë deri në vitin 2025./Arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit