Google ADS

Abdixhiku: Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar është shtyllë e sigurisë sonë kombëtare

18:28 | 29 Janar 2024
E.G

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin britanik, Nick Abbott.

Gjatë këtij takimi, Abdixhiku njofton se i ka dhuruar ambasadorit në largim, një helmetë ilire, shkruan Arbresh.info.

“I dhurova një helmetë ilire, që ta mbajë si rikujtim Kosove e rikujtim të bashkëpunimit të ngushtë që kishim me Lidhjen Demokratike. Me ambasadorin britanik dhe familjen e tij, përveç relacioneve zyrtare kam pasur nderin të zhvillojë dhe miqësi të veçantë. Ishte gjithnjë i matur dhe i ndjeshëm; ishte gjithnjë i përkushtuar për çdo angazhim tonin.”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndër të tjera, Abdixhiku e ka falënderuar ambasadorin Abbott për punën e tij katër vjeçare në Kosovë.

Ai e ka falënderuar edhe për deklaratën e Sekretarit ameron gjatë vizitës së tij në Kosovë, si garancë për Kosovën.

“Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar është shtyllë e sigurisë sonë kombëtare. Për këtë, populli i Kosovës, do të jetë mirënjohës gjithnjë!”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme