Sllovakia dëshiron të bisedojë me Shtetet e Bashkuara lidhur me blerjen e një sistemi Patriot të mbrojtjes nga raketat. Ministri i Mbrojtjes, Robert Kalinak, tha se përpjekja është pjesë e planeve afatgjata për të mbrojtur hapësirën ajrore të Sllovakisë.
Gjatë një debati në televizionin shtetëror RTVS të dielën, Kalinak tha se Sllovakia donte të përfitonte një zbritje çmimi nga oferta amerikane e vitit të kaluar për blerjen e mundshme e helikopterëve sulmues. Bratislava mund të përfitojë pasi i dha Ukrainës avionët e saj luftarakë MiG-29 të dalë nga shërbimi dhe një sistem të mbrojtjes ajrore të modelit S-300, pajisje luftarake të zhvilluara nga ish Bashkimi Sovjetik.
“Ne kemi kërkuar nëse mund të kemi përfitime edhe për blerjen e sistemit Patriot”, tha zoti Kalinak.
Vitin e kaluar Bratislava mori një ofertë amerikane për blerjen e 12 helikopterëve të rinj të modelit “Bell AH-1Z Viper” me një zbritje çmimi prej dy të tretash dhe një pjesë e vlerës së tyre të mbuluar nga programi amerikan për financimin e ushtrive të huaja, pasi Sllovakia i dërgoi Ukrainës avionët e saj të vjetër luftarak.
Propozimi amerikan erdhi përpara marrjes së pushtetit në vitin 2023 nga qeverisë ku përfshihet edhe zoti Kalinak. Qeveria e kryeministrit Robert Fico ka ndaluar furnizimet me ndihma ushtarake për Ukrainën nga rezervat zyrtare të Sllovakisë.
Ministri Kalinak tha se ndërsa helikopterët ishin për qëllime sulmuese, përparësia e Sllovakisë duhet të jetë mbrojtja dhe veçanërisht mbrojtja ajrore.
Sllovakia kufizohet me Ukrainën dhe ka qenë pjesë e përpjekjeve të NATO-s për të forcuar krahun lindor të aleancës. Një sistem Patriot nga Italia i stacionuar në Sllovaki do të largohet nga ai vend në muajin prill.
Kalinak tha se Sllovakia po zhvillonte bisedime me Poloninë dhe Izraelin për sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi./voa
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit