Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për mashtrim

16:53 | 29 Janar 2024
E.G

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihëm e qyetetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për “Mashtrim”.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 11 janar në rrugën “Mursel Osmanaj” në Prizren, shkruan Arbresh.info.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim të identifikimit dhe të lokalizimit të tij lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët Personi i panjohur NN • Personi  kërkohet , për veprën penale “Mashtrim” e cila ka ndodhur më 11.01.2024 në rrugën “Mursel Osmanaj”  në Prizren .”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej, policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

 

“Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029  244 -740 –Stacioni Policor  Prizren

– E-mail adresa: [email protected]”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme