Google ADS

Lajçak: Me Vuçiqin diskutuam për hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

16:40 | 29 Janar 2024
E.G

Emisari i Bashkimti Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur rreth takimit që ka zhvilluar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Me anë të një postimi në Facebook, Lajçak ka shkruar se me Vuçiqin ka folur për situatën aktuale dhe dialogun, shkruan Arbresh.info.

Ndër të tjera, emsiari i BE-së bëri të ditur se janë diskutuar edhe hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve.

“Në diskutimin tonë, u fokusuam në perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme