Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka realizuar 197 urdhëresa.
Sipas policisë, prej tyre 20 kanë qenë për vepra penale ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime, shkruan Arbresh.info.
“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore,personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndër të tjera, policia bën të ditur se gjatë kësaj kohe janë sekuestruar nëntë armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, dhjetëra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm si dhe tetë armë të ftohta.
“Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3390 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...