Tre persona janë arrestuar në fshatin Dobro Bërdë të Leposaviqit për armëmbajtje pa leje, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, janë gjetur dhe sekuestruar tri armë gjuetie të cilat nuk posedonin dokumentacion, tri radiolidhje dhe dy thika, shkruan Arbresh.info.
Të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.
“Fsh. Dobro Bërdë, Leposaviq 28.01.2024 – 13:30. Janë arrestuar tre (3) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar: tre (3) armë gjuetie (për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion të vlefshëm), 3-radiolidhje dhe 2-thika. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...