Rama: Pista e skive në Dardhë, pjesë e buqetës së aktiviteteve turistike të ofruara gjatë dimrit në Korçë

08:31 | 29 Janar 2024
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar të gjithëve për një javë të mbarë me pamjet nga pista e skive në Dardhë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama tha se pista e skive në Dardhë është pjesë e buqetës së aktiviteteve turistike të ofruara gjatë dimrit në Korçë.

“Mirëmëngjes! Dhe me pamjet plot energji nga pista e skive në Dardhë, pjesë e buqetës së aktiviteteve turistike të ofruara gjatë dimrit në Korçë, ju uroj javë të mbarë”, tha Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme